Sëmundja e Brucelozës rezulton të ketë qenë prezente në Shqipëri që prej periudhës së mesjetës. Zbulimi është kryer nga një grup arkeologësh nga Universiteti i Miçiganit, ku gjatë një ekspedite në Butrint arritën të zbulojnë disa eshtra që datojnë në periudhën e mesjetës.

Zbulimi u publikua fillimisht në revistën amerikane të Antropologjisë Fizike, ku për herë të parë pohohet se sëmundja Brucelozës, ka qënë prezente në Shqipëri që të paktën nga periudha e Mesjetës. Nga analiza mjekologjore e ADN-së, e kryer me metodat më të fundit në Shtetet e Bashkuara u zbuluan gjurmë të sëmundjes infektive që prek zakonisht njerëzit që konsumojnë produktet blegtorale.

Kockat janë të 2 skeleteve të meshkujve adoleshentë dhe datojnë nga shekulli 10 deri në 13. Gjurmët e kësaj sëmundjeje u gjetën në rruazat vertebrore të mesit. Kjo sëmundje shkakton simptoma të njejta me ato të gripit si temperaturë, dobësi trupore e humbje në peshë.

Ndërsa përkeqësimi i saj shkakton dëmtime në kocka deri në tuberkuloz. Kjo sëmundje përhapet zakonisht në zonat rurale të Mesdheut dhe infekton njerëzit nëse ata konsumojnë produkte si djathë, qumështi apo mishi i kafshëve të sëmura./tvklan.al