Burg pa afat për vjedhësit e 250 milionë Lekëve

Burg pa afat për vjedhësit e 250 milionë Lekëve

17:45 26/05/2020

Donald Hoxhaj dhe Gentjan Kane u filmuan nga kamerat e sigurisë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për dy të rinjtë që u arrestuan pasi i kishin vjedhur një çantë me para në makinën e një biznesmeni në kryeqytet.

Donald Hoxhaj dhe Gentjan Kane u arrestuan më 24 Maj, pasi u identifikuan nga kamerat e sigurisë të një qendre tregtare, teksa ishin fiksuar duke vjedhur nga makina e shtetasit me inicialet F.B. shumën prej  20 milionë Lekë të reja dhe 50 mijë franga.

Pas kësaj, dy autorët janë larguar me një makinë drejt qytetit të Fierit, por janë vënë në prangat e policisë.

Tv Klan





Të ngjashme