Mema tha në gjykatë se manovrat nuk ishin të qëllimshme

Çmenduria në sheshin “Skënderbej” ditën e zgjedhjeve i ka kushtuar 32-vjeçarit Arben Mema, nga Kombinati, i cili është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës. Mema hyri me shpejtësi me automjetin e tij në shesh, duke bërë manovrime të pakontrolluara që rrezikuan jetën e mjaft kalimtarëve të rastit.

Mbi të rëndojnë akuzat “vrasje ne rrethana cilësuese mbetur në tentativë”, “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “shkatërrim prone” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.

Mësohet se në sallën e gjyqit Arben Mema ka deklaruar se manovrat me makinë nuk i ka bërë të qëllimshme, por i doli makina jashtë kontrollit.

Sipas policisë Mema atë ditë ishte në gjendje të droguar, madje në automjet iu gjetën edhe disa doza lënde narkotike. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të plagosur për shkak të neutralizimit në mënyrë të menjëhershme të agresorit nga 22-vjeçari Klodian Elqeni, i cili u kthye në heroin e asaj dite.

Tv Klan