Burg për vrasësin e taksistit në Kavajë

Burg për vrasësin e taksistit në Kavajë

14:24 19/12/2016 https://youtu.be/7XrGQxmBh6s

Gjykata e Kavajës la në burg Musa Saraçin, 24 – vjeçari nga Gosa e Kavajës. 24 – vjeçari në 14 Dhjetor në fshatin Greth vrau me thikë taksistin Idriz Karriqi.

Saraçi ka mbajtur të njëjtin qëndrim si në polici para togave të zeza, duke pranuar krimin. Sipas tij, ai kishte marrë viktimën për ta dërguar jashtë Kavajës me qëllimin për t’i grabitur makinën. Por nga frika se 65 – vjeçari Karriqi mund ta denonconte, ai e ka qëlluar disa herë me thikë, duke e hedhur me pas trupin në një kanal.

Ndërkohë, Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për Alush Batushës, pronar i një pikë grumbullimi mjetesh të përdorura. 45 – vjeçari bleu nga autori i krimit pa asnjë dokumentacion makinën e viktimës për 27 mijë lekë.

Musa Saraçi u arrestua dy ditë pasi kishte kryer vrasjes. Ai u identifkua nga dëshmitë e kolegëve të viktimës dhe kamerat e sigurisë së një biznesi, ku i riu duket i ulur në vendin e parë te mjetit.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT