Katër persona janë sakatuar gjatë një konflikti ne familje ne qytetin e Elbasanit. Burri ka goditur me sende të forta ish-gruan e tij, djalin por edhe kunatin që i ka dalë në ndihmë të motrën dhe nipit. I plagosur ka mbetur dhe vetë 50 – vjeçari, i cili është vënë në gjendje arresti.

Të gjithë të dëmtuarit janë dërguar në spital. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe parandaloi përshkallëzimin e këtij konflikti të ashpër.  Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhunë në familje”./ABCNews