Një burrë ka gjetur një unazë platini dhe diamanti me vlerë 40,000 Dollarë në një plazh në Florida dhe ia ka kthyer të sigurt pronarëve të saj.

Joseph Cook, 37 vjeç, e gjeti unazën teksa pastronte plazhin Hammock në St Augustine, Florida, duke përdorur detektorin e tij metalik.

Një video tregon Jozefin duke nxjerrë unazën nga rëra dhe duke bërtitur i tronditur: “Në asnjë mënyrë, ju betohem, ky është diamanti më i madh që kam gjetur ndonjëherë në plazh” .

Ai postoi menjëherë pamjet në mediat sociale dhe lajmëroi dyqanet e bizhuterive për të gjetur personin që i ka humbur unaza.

Joseph, shpjegoi: “Kur shkova te argjendaritë, ata më thanë se vlente 40,000 Dollarë. Thjesht nuk mund ta besoja.

Dy javë më vonë, Jozefi filloi të merrte telefonata nga një numër që ai nuk e njihte. Ai fillimisht i injoroi ata, por më vonë kuptoi se mund të ishin pronarët e unazës.

Jozefi u takua me një çift nga Jacksonville që kishte humbur një unazë të ngjashme.

“Ata ishin mjaft të lumtur,” tha ai. /tvklan.al