Projekti përfaqëson një rritje të ndihmave ndërkombëtare, programe sociale dhe investime në ndryshimin e klimës

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka publikuar buxhetin e tij të parë vjetor një plan shpenzimi prej  6 trilionë dollarësh që përfshin rritje të madhe të taksave për amerikanët më të pasur.

Ky projekt-buxhet përfaqëson një rritje të ndjeshme në shpenzimet për ndihma ndërkombëtare, diplomaci dhe ndryshimet klimatike, ndërkohë që përfshin rritje modeste të shpenzimeve për mbrojtjen.

Plani pritet të miratohet nga Kongresi, por ka hasur me kundërshti nga republikanët të cilët e kanë cilësuar si tepër të shtrenjtë. Sipas planit, borxhi do të arrinte 117% të PBB deri në 2031, duke tejkaluar nivelet gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Buxheti i Biden përfshin një kërkesë 1.5trilionë dollarë për shpenzime operative për Pentagonin dhe departamentet e tjera qeveritare. Ai gjithashtu përfshin dy plane që ai ka publikuar më parë, planin e tij të punës prej 2.3 milionë dollarë dhe një plan për familjet prej 1.8 milionë dollarë.

Biden është Presidenti i parë në dekada që përjashton ndalimin e mbulimit të abortit, një veprim që tashmë është duartrokitur nga progresistët. Ai mbështeti ndryshimin për vite përpara se të ndryshonte kursin gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar.

Por plani i Presidentit përballet me një betejë të ashpër në Senat, ku disa anëtarë të qendrës së partisë së tij mund të përkrahen me Republikanët në mbështetjen e Amendamentit të Hyde. Ndryshimi Hyde është një dispozitë federale që thotë se paratë e taksapaguesve nuk mund të financojnë abortet në shtetet e SHBA përveç rasteve të përdhunimit dhe incestit.

Kongresi ka kohë deri në fund të shtatorit për të miratuar fatura të reja shpenzimesh. Nëse ata nuk arrijnë të kalojnë një buxhet të ri, qeveria mund të mbyllet pjesërisht.

Klan News