Përbërësit:
500 gr mish i grirë,
1/4 qepë e thatë e grirë
2 qepë të njoma të grira
Dy lugë salcë soje
Dy hudhra të grira
Gjysmë lugë xhinxher i grirë
Një lugë vaj sesami
Një lugë piper
Disa të verdha vezë
Petë sfoljete
Përgatitja:
Në një tas të madh, përzieni së bashku mishin e grirë, qepët e njoma dhe të thata, salcën e sojës, hudhrat, xhinxherin e grirë, vajin e susamit dhe piperin, duke krijuar një masë uniforme.
Më pas marrin një petë sfoaljate dhe e presim në radhë. Vendosim mbushjen e mishit në qendër të rrethit dhe më pas pjesët anash i lyejmë me të verdhën e vezës. Më pas e mbyllim në petën, duke krijuar një formë gjysmë hëne.
I skuqni në vaj të nxehur mirë më parë, derisa të marrin një ngjyrë të artë.
I dekorojmë me pak sakcë të kuqe pikante dhe me qepë të njoma të grira sipër./tvklan.al