Pas Greqisë tashmë patentat shqiptare do të njihen edhe në Turqi.

Ditën e sotme Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka nënshkruar marrëveshjen me homologun turk Mevlut Çavuşoğlu.

Krahas marrëveshjes për njohjen e patentave, ata kanë  kanë nënshkruar edhe dy marrëveshje të tjera, lidhur me shkëmbimin e diplomatëve si dhe në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ekstremizmit dhe terrorizmit.

Marrëveshja pritet që të miratohet nga parlamenti shqiptar dhe ai turk.

Një vit më parë edhe Greqia njohu patentat shqiptare, por marrëveshja u miratua në parlamentin grek në Janarin e këtij viti. /tvklan.al