Mesfushori turk largohet pas 4 vitesh te Milan

Hakan Calhanoglu pas 4 sezoneve te Milani do të vijojë karrierën te rivalët e Interit. Marrëveshja me zikaltërit është 3-vjeçare.

Inter i ofroi 5 milionë euro në sezon, në krahasim me 4 që mund t’i jepte Milani. Calhanoglu do t’i bashkohet pak më vonë ekipin që nis përgatitjet më 8 korrik.

27-vjeçari ishte pjesë e përfaqësueses së Turqisë në finalet e Europianit.

Tv Klan