Revista “Canadian Geographic” ka botuar një shkrim kushtuar Vjosës, lumit të fundit të egër të Evropës.

Duke filluar në malet e Pindit të Greqisë veriore, ku quhet Aoös, Vjosa rrjedh në veriperëndim për 272 kilometra përpara se të arrijë në detin Adriatik pranë qytetit turistik të Vlorës.

Lumi është një kameleon, duke u kthyer nga bruz i shkëlqyer, në ngjyre kafe brenda pak orësh kur përfshihet nga reshjet e shiut.

Revista “Canadian Geographic” shkruan në artikull se në pjesën e sipërme, Vjosa njihet për kanionet e ngushta dhe ujin e furishëm. Më tej lumi përhapet duke formuar gërsheta komplekse dhe duke depozituar rërë e zhavorr të bardhë, ndërsa gjarpëron me ngadalë nga njëra anë e shtratit të saj të gjerë në tjetrën.

Por gjëja e vetme më domethënëse e Vjosës është se ajo është e egër, ekosistemi i saj me rrjedhje të lirë i paprekur nga burimi në det, diçka e padëgjuar në Evropë, ku shumica e lumenjve u kanalizuan dhe u drejtuan dekada më parë.

Rrjedhimisht, Vjosa mbështet një rrjet komplekse jete. Më shumë se 1,100 lloje speciesh janë identifikuar deri më sot, disa prej të cilave janë në në Listën e Kuqe pasi rrezikojnë zhdukjen, duke përfshirë shkaba egjiptiane, vidrën euroaziatike dhe ngjalën evropiane të rrezikuar në mënyrë kritike, shkruhet në artikullin e revistës kanadeze.

Edhe Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale shkrimin e publikuar në “Canadian Geographic”.

Klan News