Një këngë ia ka dedikuar Nicolas Sarkozy

Për t’u shprehur në një mijë format dhe dimendionet e saj, Carla Bruni  i është rikthyer skenës me një album të ri që titullohet thjesht me emrin dhe mbiemrin e saj.

Kanë kaluar shtatë vite nga “Little French Songs”, teksa tre vite me parë ish-zonja e parë e Francës publikoi një disk me covera, ose këngë të famshme botërore të sjella në mënyrën e saj.

Mes dashurisë, melankolisë, një këngë dedikuar bashkëshortit, ish-presidentit Nicolas Sarkozy dhe një duet me motrën e saj, aktoren Valeria Bruni Tedeschi me tillull “E dua dashurinë” .

Intimitet, thjeshtësi, shpirt i lirë dhe dashuri, ish-modelja tashmë kantautore reflekton veten në kënget e reja si një përqafim i ndjeshëm plot me emocione.

Tv Klan