247 persona në orë, ose një person çdo 15 sekonda vdes nga koronavirusi në botë. Numri global i vdekjeve nga Covid tejkaloi 700 mijë viktimat këtë të mërkurë, sipas një raporti të Reuters. Shtetet e Bashkuara, Brazili, Indina dhe Meksika kryesojnë rritjen e vdekjeve. Gati 5,900 njerëz vdesin çdo 24 orë mesatarisht nga Covid-19, kjo sipas llogaritjeve të Reuters bazuar në të dhënat e dy javëve të kaluara.

Në Brazil, Presidenti Bolsonaro ka minimizuar peshën e masave të pandemisë, madje pasi ai dhe disa nga kabinetet e tij testuan pozitive për virusin. Pandemia fillimisht ishte më e ngadaltë për të arritur në Amerikën Latine, e cila është shtëpia e rreth 640 milionë njerëzve.

Edhe në pjesën tjetër të botës, ku dukej se ishte frenuar përhapja e virusit, kohët e fundit ka regjistrime më të larta të të infektuarve ditorë, po ashtu edhe të viktimave. Australia, Japonia, Hong Kongu, Bolivia, Sudani, Etiopia, Bullgaria, Belgjika, Uzbekistani dhe Izraeli, të gjitha kohët e fundit patën rritje të rekordeve në raste.

Po ashtu rritje të dukshme ka edhe në Ballkanin Perëndimor. Bosnja është vendi me numrin më të lartë të infektimeve ditore në rajon. Sipas Reuters, në total të infektuar me Covid janë 18.62 milionë njerëz, prej tyre 11 milionë janë shëruar.

Klan Plus