Kyekomisioneri i KQZ: Sistemi i ri  i programuar që të dhënat të shkarkohen në forma të ndryshme

Deklarimet e SHBA se PD ka përfituar financime ruse, ka ngritur alarmin për krijimin e mekanizmave mbrojtës në ligjin për financimet politike. Gjatë një tryeze diskutimi me ekspertë të huaj, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi paralajmëroi se për financimet e partive politike do të krijohet një sistem online, në mënyrë që informacioni nga palët e interesuara të merret lehtësisht.

“KQZ prezanton gjithashtu objektivin e saj për të dixhitalizuar për aq sa është e mundur sistemin e raportimeve financiare të partive politike dhe të subjekteve zgjedhore. Përfshitë këtu edhe procesin e publikimit të dhe të analizimit të këtyre raporteve”, është shprehur Celibashi.

Sistemi dixhital që synohet të realizohet  tha Celibashi, do të jetë i bazuar në tre elementë.

“E para ajo që ka të bëjë me procesin e raportimit me të gjithë elementët e tij nga ana e partive politike dhe e subjekteve. Dy me procesin e auditimit dhe vlerësimit nga vetë KQZ dhe tre më procesin e publikimit dhe të aksesit nga subjektet e interesuara”, ka thënë Celibashi.

Klan News