“Shqipëria ka më shumë banesa private sesa pallate. Të dhënat e Censit tregojnë se 47 % e objekteve janë banesa private, ndërsa 47.1 % e shqiptarëve jetojnë në banesa me hapësirë nga 40-69 metra katrorë.”

Nga 1 mln e 82 mijë e 529 objekte banimi, shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 për qind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 për qind e tyre janë pallate.

Por një pjesë e objekte janë të braktisura për shkak të emigracionit dhe kështu referuar banesave të banura, shqiptarët jetojnë më shumë në objekte me hapësirë banimi nga 40-69 metra katrorë për 1 familje me 2 deri në 5 anëtarë.

Të dhëna këto që tregojnë mbipopullim të familjeve shqiptare në hapësira banimi. Referuar fluksit të ndërtimit, ¼ e objekteve, konkretisht 26 % e tyre janë ndërtuar përpara viteve 1981.

Tv Klan