Mbi 115 shtetas grekë ndër ta 3 gazetarë janë ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës. Të gjithë ishin nisur të merrnin pjesë në ceremoninë përkujtimore për Kostandinos Kaçifas në Bularat, ku ai u vra në një shkëmbim zjarri me policinë shqiptare.

Duke parë këtë situatë mbi 100 grekë të tjerë nuk kanë tentuar të kalojnë kufirin. Më pas ata kanë krijuar një situatë në anën greke të kufirit duke tentuar edhe të kalojnë me forcë, por që nuk janë lejuar.

Ndërsa në rrugën Sarandë-Gjirokastër është arrestuar një polic grek i cili mbante një pistolete pa leje. Marios Gogolos, 35 vjeç ishte nisur për në fshatin Bularat. Gjithsesi ceremonia është zhvilluar pa probleme.

E motra e Kaçifas një moment ka shprehur të gjithë revoltën për atë që ka ndodhur.

Më pas të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë paqësisht. Teksa në Bularat zhvillohej ceremonia për Kaçifas në qytetin e Gjirokastrës u zhvillua një tubim për të kujtuar të gjithë shqiptarët e vrarë në Greqi.

Tv Klan