Shtëpia e Bardhë po punon për përshpejtimin e projektit

Ashtu si Brukseli edhe Uashingtoni ka në plan krijimin e një certifikate që do të lejojë të vaksinuarit t’i rikthehen jetës normale.

Mediat amerikane shkruajnë se Shtëpia e Bardhë dhe presidenti Joe Biden po marrin një rol aktiv në përshpejtimin e krijimit të një dokumenti që vërteton vaksinimin antiCovid të personave.

Prej disa javës, Departamenti për Shëndetin dhe Shërbimet Njerëzore po punon me firma të ndryshme që do të kryejnë verifikimet dhe prodhimin e këtyre dokumenteve, teksa përfshirja në ndërmjetësim e Shtëpisë së Bardhë i ka dhënë më tepër rëndësi këtij projekti.

Presidenti amerikan Joe Biden ka premtuar se amerikanët do t’i rikthehen jetës normale prej 4 korrikut, që përkon dhe me ditën e pavarësisë. Ndërsa si objektiv ambicioz, shefi i Shtëpisë së Bardhë renditi edhe sigurimin e 200 milionë dozave deri në fund të Majit.

Tv Klan