Ngjarja më e rëndësishme e vitit 1981 ndodhi në Dhjetor dhe ishte pikërisht vrasja e kryeministrit të asaj kohe Mehmet Shehu.

Kryeministri më jetëgjatë i historisë së Shqipërisë u gjet në shtëpinë e tij, aty ku quhej blloku i udhëheqësve, në rrethanat e një vetëvrasjeje, gjë që mbetet ende mister. Versioni i menjëhershëm që u dha nga ekspertët ishte vetëvrasje.

Për të folur për këtë ngjarje ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan historianët Paskal Milo, Neritan Ceka dhe gazetari historik Dashnor Kaloci. Ndërkohë në lidhje direkte ishin Robert Papa dhe Shaban Sinani.

Sipas të ftuarve çështja Mehmet Shehu ka krijuar gjithnjë pasiguri dhe ka qenë e paqartë nëse ka qenë vetëvrasje apo vrasje.  

Karriera politike, si dhe jeta e Mehmet Shehut mbetën të shënjuara rëndë nga koha që jetoi dhe nga sistemi që ai vetë projektoi, e që në fund u bë drama e madhe e tij dhe e familjes që la pas. I ashpër, i rreptë, me një buzëqeshje thuajse të munguar, që shfaqej në rastet kur ishte krah Enver Hoxhës në Kongrese apo tribuna. Ai mbijetoi për 27 vjet në krye të qeverisë, më shumë se kushdo tjetër në botë. Jeta e njeriut më të rëndësishëm pas Hoxhës ka qenë pa ndonjë kulm të veçantë. Ai lindi në fshatin Çorushë të Mallakastrës, më 10 Janar 1913. Luftëtari i Spanjës dhe njeriu që e kishte lidhur fatin e tij me komunizmin, nuk qëndroi mënjanë.

Ngjarja më e rëndësishme e vitit 1981 ndodhi në Dhjetor dhe ishte pikërisht vrasja e kryeministrit të asaj kohe Mehmet Shehu.

Kryeministri më jetëgjatë i historisë së Shqipërisë u gjet në shtëpinë e tij, aty ku quhej blloku i udhëheqësve, në rrethanat e një vetëvrasjeje, gjë që mbetet ende mister. Versioni i menjëhershëm që u dha nga ekspertët ishte vetëvrasje.

Për të folur për këtë ngjarje ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan historianët Paskal Milo, Neritan Ceka dhe gazetari historik Dashnor Kaloci. Ndërkohë në lidhje direkte ishin Robert Papa dhe Shaban Sinani.

Sipas të ftuarve çështja Mehmet Shehu ka krijuar gjithnjë pasiguri dhe ka qenë e paqartë nëse ka qenë vetëvrasje apo vrasje./tvklan.al