Deklarata që Presidenti Ilir Meta mori si argument për të mos e dekretuar Gent Cakajn u bë në emisionin “Zona B” të gazetarit Baton Haxhiaj, në muajin Nëntor të vitit të kaluar. Cakaj e ka komentuar gjatë idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Beogradit. Thotë se kufijtë po diskutohen edhe në vende të tjera të Ballkanit, si kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Gent Cakaj :

Korrigjimi nuk është operacion linguistik. Evuolimi i parë në suaza të përgjithshme. Shqipëri ka çështje të hapura të detit me Greqinë dhe Kosova me Serbinë. Ndonëse ka kontekste të ndryshme.

Evoluimi i parë është, sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor”.

Shqipëria ka çështjen e hapur të detit me Greqinë, Kosova çështjen e hapur të kufirit tashme me Serbinë dhe kjo është konceptuar të jetë komplementare me politikat e Bashkimit Europian.

Por për Kosovën e Serbinë, Cakaj përjashton ndarjen në baza etnike.

Ideja e ndarjes së Kosovës ka qenë propozim i Serbisë. Konceptimi i këmbimit të territoreve ka qenë për të dhënë komunat e veriut të Kosovës dhe me marr ato të jugut të Serbisë. Ka pasur refuzim të ndërkombëtareve. Ky proces nuk shkakton stabilitet rajonal. Është konceptuar se mund të këtë perceptik negativ tek shtete e tjera.

Mendimi im konkret për këtë çështje është si vijon: Problemi i parë është mungesa e informacionit për procesin. Pasi në veriun e Kosovës nuk ka strukture homogjene. Në Presheve nuk ka prapë një strukture homogjene. Komunat nuk janë etnikisht shqiptare. Pra nuk mund të ketë ndarje mbi bazë etnike të kufijve. Sepse 80 mijë serbe jetojnë në jug të Kosovës.

Liqeni i Ujmarës është esencial për Kosovën. Gjithashtu edhe Trepca që nuk është as në veriun as në jugun e Kosovës. Mbetet dilemë si do procedohet më tutje me asetet në këmbim.

Cakaj thotë se e sheh korrigjimin e kufijve në përputhje me fokusin e vetë Bashkimit Europian, por njëherazi shprehet  se në këtë proces, Prishtinës zyrtare i duhet një qëndrim i hapur edhe i shteteve të Bashkuara.

“Nëse marrëveshja me Serbinë do ta garantojë njohjen e Kosovës. Ç’ka fiton Kosova në një marrëveshje fragmetare me BE? Kosova duhet të sqarojë fillimisht raporton me BE. Kritik me korrigjimin e kufijve sepse duhet të ketë vëmendje maksimale se si do të manifestohet në shtetet e tjera. Kosova ka një mundësi finale për marrjen e ulëses në OKB. Duhet parë pragmatizmi i SHBA-ve. Pa këtë informacion që nuk qarkullon në publik është tepe e vështirë për një opinion përfundimtar”.

Në këtë intervistë, Cakaj thote gjithashtu se procesi i korrigjimit të kufijve duhet te ketë konsensus të brendshëm pozitë- opozitë. Ideja e korrigjimit te kufijve u artikulua ne fillim nga presidenti Thaçi, por ajo nuk ka gjetur mbështetjen e kryeministrit Haradinaj.

Tv Klan