Pas një seance stërvitore ndjesia e urisë fillon të rritet, edhe pse mund të keni konsumuar ushqim vetëm para fillimit të ushtrimeve. Pas stërvitjes mund të ndodhë që gjithçka që mendoni lidhet me ushqimin.

Kjo ndodh pasi një sasi e madhe e kalorive humbasin gjatë ushtrimeve. Ekspertët kanë propozuar disa mënyra se si mund të menaxhoni urinë tuaj.

Të hash mirë nuk do të thotë të teprosh me sasinë. Konsumoni ushqime të pasura me lëndë ushqyese dhe minerale para ushtrimeve. Nëse nuk ushqeheni mirë nuk do të mund të përqendroheni në stërvitje, pasi vëmendja do të jetë tek  ushqimi. Për më tepër, ushtrimi me stomak bosh nuk është një praktikë e shëndetshme.

Pini shumë ujë para dhe pas seancës. Ndërsa ushtroheni humbisni ujë nga trupi në formën e djersës. Dehidratimi jo vetëm që mund t’iu bëjë të ndjeheni të lodhur, por mund të ndikojë në dhimbjen e muskujve.

Ashtu si para stërvitjes, vakti pas stërvitjes është po aq i rëndësishëm sepse siguron energjitë që iu nevojiten.

Ajo që hani është po aq e rëndësishme sa kur hani. Jini të vëmendshëm në atë që konsumoni pas seancës tuaj stërvitore. Përdorni ushqime të pasura me proteina dhe fibra. Proteina është e nevojshme për muskujt dhe fibrat do t’iu mbajnë të ngopur për një periudhë  të gjatë kohore./tvklan.al