Duke pirë verë të kuqe dhe duke ngrënë çokollatë të errët mund të parandaloni sëmundjen e Alzheimer, sipas shkencëtarëve. Resveratrol është një substancë që gjendet në ushqime të tilla si rrushi i kuq, vera e kuqe, manaferra dhe tek çokollata e errët.

Studimi i ri ka treguar se kjo substancë  parandalon rrezikun e prekjes së pacientëve nga Alzheimer.

“Resveratrol” zvogëlon mundësinë e molekulave të dëmshme të imunitetit që të depërtojnë në indet e trurit, thonë studiuesit në Qendrën Mjekësore të Universitetit Georgetown.

Sëmundja Alzheimer shkakton inflamacion duke dëmtuar trurin. Mendohet se dëmi shkaktohet nga proteinat anormale të cilat dëmtojnë dhe shkatërrojnë neuronet. Sipas studimit, disa nga molekulat e imunitetit që mund të shkaktojnë inflamacion në gjak mund të kalojnë më pas në tru.

Alzheimer është një nga llojet e demencës (degjenerimi i trurit) që shkakton probleme me kujtesën, të menduarit dhe mënyrën e sjelljes. Zakonisht simptomat zhvillohen ngadalë, përkeqësohen me kalimin e kohës derisa arrijnë në pamjaftueshmëri për të kryer detyrat e përditshme. Kjo ecuri e ngadaltë mund të zgjasë për shumë vite. Ndryshimet më të hershme mund të jenë kaq të lehta, sa që shpesh është e pamundur të përcaktohet koha e saktë e fillimit të tyre./tvklan.al