Mbrëmjen e së enjtes, qielli i New York në SHBA u ndriçua nga një dritë ngjyrë blu, duke përhapur panik te banorët dhe spekulime në rrjetet sociale.

Në Twitter dhe Facebook qytetarët nxituan të postonin foto dhe video nga ky “fenomen”. Disa thonin se zbarkuan alienët, ndërsa të tjerë mendonin se ka ndodhur diçka mbinatyrore.

Mirëpo, asgjë e tillë nuk është e vërtetë. Në fakt, ndodhi një shpërthim i fuqishëm në një stacion elektrik të qytetit, duke shkaktuar dritën e shndritshme. Departamenti i Policisë së New York ka konfirmuar këtë fakt, duke sqaruar se kishin shpërthyer transformatorët në lagjen “Queens”. Për shkak të këtij defekti, u ndërpre energjia edhe në aeroportin LaGuardia të New York, duke shkaktuar vonesa në fluturime.

/tvklan.al