Bayern likuidon Barcelonën, Juventus me tre yje, fiton dhe Chelsea

Nuk ka hakmarrje nga Barcelona në duelet direkte me Bajern Mynih. Spanjollët treguan të tjera limite përballë gjermanëve, aq më tepër ku në përbërje nuk kanë as gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi.

Bavarezët dominuan në ‘Camp Nou’, teksa triumfuan 3-0 në ndeshjen e parë të grupit në UEFA Champions League. Tomas Myler hapi serinë e golave në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, skenën e mori Robert Lewandowski me një dopietë personale. Sfida tjetër e grupit E, Dinamo Kiev-Benfika u mbyll në barazim pa gola.

Fitore të pastër 3-0 në transfertë mori edhe Juventusi përballë Malmo. Torinezët e vulosën fitoren në pjesën e parë, duke realizuar tre herë. Goli i Aleks Sandro u pasua nga Dibala me penallti dhe Morata.

Juventus merr kreun me 3 pikë së bashku me kampionët në fuqi të turneut, Çelsi, që mposhti minimalisht 1-0 Zenitin. Spektakolare rezultoi edhe përballja mes Vijareal dhe Atalantës, që përfundoi në shifrat 2-2. Ndërkaq, Lile mori një pikë përballë Volfsburgut.

Klan News