Zoti krijoi këtë ishull e më pas krijoi parajsën tokësore

”, kështu e përshkroi Mark Twain në 1885. Sepse, nëse ka një vend në botë ku të gjithë ëndërrojnë të shkojnë, ky është Mauritius. Ishulli, ku natyra shkëlqen me ngjyra të theksuara, ku bashkohen Oqeani i kaltër, rëra e bardhë, peizazhet vullkanike të hijeshuara nga palmat dhe njerëzit që mirëpresin vetëm me buzëqeshje dhe alegri.

Autorja e programit Check-In Albana Nanaj dhe gazetarja Alma Çupi përmes argëtimit e aventurës, zbulojnë pamjet mahnitëse dhe historinë e ishullit Mauritius,

në një udhëtim të munduar nga Turkish Airlines.

https://youtu.be/qTezYG65f3c?t=39s

Ishulli ndodhet në Oqeanin Indian, por i përket kontinentit Afrikan. Mori emrin Mauritius në vitin 1598, në nder të princit holandez Maurice di Nassau, ndërsa mbi të la gjurmë të dukshme kultura evropiane, veçanërisht pas kolonizimit nga francezët dhe anglezët. Gjuha zyrtare është anglishtja, por të gjithë njohin edhe gjuhën franceze dhe natyrisht gjuhën e tyre kreole. Le Morne, në jug të vendit është një nga plazhet publike më të frekuentuara nga vendasit.

Mauricienët janë popull i qeshur. Të hapur dhe joparagjykues. Edhe pse janë kolonizuar që nga shekulli XVI, ata ruajnë gjuhën dhe traditat e tyre kreole

”, tha Nanaj.

Ky Ishull  ka origjinë vullkanore. Rreth 600 milionë vite më parë vullkani krijoi lagunat, malet dhe ndryshoi klimën e këtij vendi. Mauritius nuk është vetëm një destinacion bregdetar. Qendra e ishullit ofron ide për ekskursione të ndryshme ditore midis kratereve vullkanike, pyjeve të harlisur, ujëvarave dhe kulteve fetare.

Një nga vendet, që u krijua me mbetjet e llavës vullkanore është dhe Shamarel. Gjeoparku me një shtrirje prej 8.5 hektaresh, ku ndodhet dhe një nga mrekullitë gjeologjike të botës. Toka me 7 ngjyra ashtu si ylberi. Shamareli është vendi më i vizituar dhe kush vjen në Mauricios, nuk mund ta humbasë vizitën në park.

Shëtitja në këtë park jo vetëm që të njeh me faunën dhe florën e pasur, por të jep mundësinë të shohësh dhe një nga ujëvarat më të hershme në botë.

Mauritius është 58 km i gjatë nga veriu në jug dhe 47 km i gjerë nga lindja në perëndim. Lëvizja në ishull bëhet me taksi, autobus ose makinat me qira. Makinat lëvizin në krahë të kundërt nga Europa, timoni në krahë të djathtë është një ndikim nga kolonizatorët Britanikë. Në këtë Ishull me klimë të ngrohtë tropikale pothuajse gjatë gjithë vitit, nuk duhet të harrosh çadrën…

”, tha Nanaj.

Plazhet më të frekuentuara të Ishullit ndodhen në pjesën veriore dhe verilindore. Ndër to mund të radhiten Mon Shesi, Flik end flak dhe me i bukuri prej tyre është Bellw mare. Këto zona shquhen për bregdetin me rërë të bardhë, ndërsa pjesa tjetër e ishullit është e përzier mes rërës së zezë dhe shkëmbinjve me origjine vullkanike.

Resortet janë ndër më të mirat në botë që e bëjnë ishullin një destinacion të veçantë, vendin perfekt  për pushuesit në kërkim të relaksit, pse jo dhe të luksit.

Mauritius është quajtur ndryshe dhe ishulli i sheqerit. Nëse keni kohë, hiqni kuriozitetin dhe bëni “

aventurën e sheqerit

“, një tjetër tërheqje turistike që ishulli ofron.

/tvklan.al