Finalja e Love Island Albania po transmetohet LIVE në televizionin Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës. Çifti i parë finalist që eliminohet sonte për shkak që ishte çifti më pak i votuar dhe më pak i pëlqyer nga publiku janë Aishah dhe Everaldo.

Ata ndodhen në studion e Love Island Albania ku flasin për rrugëtimin, eksperiencën dhe emocionet që morën nga Love Island Albania.

Everaldo: Faleminderit për këtë mundësi që patëm për të arritur deri në finale.

Aishah: Jam shumë falënderuese publikut që na ka votuar për të arritur deri këtu.

Olti: Ju jeni një çift shumë i bukur dhe i edukuar, edhe pse nuk kanë krijuar shumë ndjekës, ju keni fituar dashurinë e njëri-tjetrit.  

/Love Island Albania