Një ngjarje e sikletshme në rrugën e Semanit ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve ditën e djeshme.

Gazetari i “Aldo Morning Show” raporton se çifti ka shfrytëzuar motin e keq për të ndalur makinën dhe për të bërë dashuri në mes të rrugës. Sipas gazetarit, kalimtarët e rastit ulnin shpejtësinë kur shkonin pranë makinës për të parë veprimet e çiftit.

“Ditën e djeshme një makinë ka tërhequr vëmendje në rrugën e Semanit, për shkak se një çift ka shfrytëzuar motin e keq për të bërë dashuri në makinë, duke menduar se askush nuk do ta vinte re, meqë ishte stuhi dhe të gjithë nxitonin për në shtëpi. Por, në fakt ka ndodhur e kundërta, të gjitha makinat ulnin shpejtësinë në atë aks rrugor dhe hidhnin nga një sy për të parë veprimet e çiftit”,

tha korrespondenti i Fierit./tvklan.al