Meshkujt janë personat që janë përfshirë më së shumti në aksidentet që ndodhin në rrugët shqiptare.

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, solli këtë të martë statistikat e aksidenteve gjatë muajve Prill, Maj, Qershor dhe Korrik. Në total këto katër muaj janë regjistruar 371 aksidente.

“Numri i personave të aksidentuar: Në Prill 67, në Maj 86, në Qershor 143 dhe në Qershor 168”, tha Fevziu.

Të plagosurit nga aksidentet kanë qenë më shumë meshkuj krahasuar me femrat.

“Të plagosur femra: 18 në Prill, 19 në Maj, 31 në Qershor dhe 52 në Korrik. Të plagosur meshkuj: 39 në Prill, 58 në Maj, 96 në Qershor dhe 102 në Korrik”, tha Fevziu.

Edhe sa i përket viktimave, meshkujt shqiptarë janë ata që kanë humbur më së shumti jetën për shkak të aksidenteve në rrugë.

“Të vdekur femra: Nuk ka në Prill, 1 në Maj, 2 në Qershor dhe 3 në Korrik. Të vdekur meshkuj: 10 në Prill, 8 në Maj, 14 në Qershor dhe 11 në Korrik”, tha Fevziu.

Ndërkohë gjatë Gushtit kanë ndodhur 144 aksidente dhe kanë humbur jetën 17 persona./tvklan.al