Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, mbrëmjen e së hënës “Në Kurthin e Piter Pan” u pyet për vendin më romantik në Shqipëri.

Me shaka, ai tha se vendi më romantik në vend nuk është Tv Klan, ku edhe ka njohur bashkëshorten e tij.

Ministri tha se Shqipëria ka vende fantastike, por familja e tij vazhdon të jetë e dashuruar me plazhin e Dhërmiut.

Alketa Vejsiu: Cili është për ju vendi më romantik në Shqipëri?

Blendi Klosi: Tani unë e di përgjigjen që do ti, vendi ku kam njohur Norën (bashkëshorten), por…

Alketa Vejsiu: Jo, unë nuk e di në fakt ku e ke njohur Norën.

Blendi Klosi: Në Klan, por nuk është…jo, jo!

Alketa Vejsiu: Nëse Klani ka statusin e vendit më romantik, atëherë le të dashurohen të gjithë shqiptarët këtu në televizionin ku punojmë.

Blendi Klosi: Për familjen tonë vazhdon të jetë Dhërmiu dhe ne jemi dashuruar me plazhin e Dhërmiut, por Shqipëria është e gjitha për t’u afeksionuar dhe besoj që tani edhe me shtimin e ndjesisë për të bërë turizëm në Shqipëri, Shqipëria ka vende fantastike…Njëlloj emocionohesh si të hipësh në malin e Tomorit, po ashtu të shkosh në Valbonë, po ashtu të shikosh Liqenin e Prespës…/tvklan.al