Ende nuk është vendosur nëse do të ketë publik në sallë

MTV Video Music Awards do të mbahet në fund të Gushtit në New York, duke u bërë kështu i pari spektakël që mbahet normalisht, në një vend fizik, që prej shpërthimit të pamdemisë së koronavirusit.

Lajmi u bë i ditur nga Andrew Cuomo, guvernator i New York-ut, i cili specifikoi se do të ndiqen udhëzimet e sigurisë, teksa audienca ose do të jetë e kufizuar ose nuk do të lejohet. Nuk dihet nëse ndarja e çmimeve në muzike do të jetë live apo e regjistruar.

MTV Video Music Awards sjell çdo vit performanca live nga yjet më të mëdhenj të muzikës dhe është një nga ngjarjet më të mëdha vjetore në kalendarin e çmimeve. Deri tani shfaqje të këtij niveli janë transmetuar online, pasi shihen si burime infektimesh.

Tv Klan