Biletat e festivalit do të vlejnë edhe për këtë vit

Festivali i Muzikës “Coachella”, i cili tërheq miliona fansa nga e gjithë bota është anuluar për të tretën herë radhazi.

Ngjarja zhvillohet çdo vit në Kaliforninë Jugore, por rritja e rasteve dhe vdekjeve nga Covid-19 bëri që autoritetet ta shtynin sërish. Coachella 2020 ishte planifikuar fillimisht në Prill 2020, pastaj u shty më vonë për Tetor 2020 por pandemia pezulloi sërish të gjitha festivalet.

Sipas asaj që raportojnë mediat rozë, nëse shpërndarja e vaksinave do të vijojë normalisht atëherë Coachella do të mbahet në Prill të këtij viti, në të kundërt do të shtyhet sërish në Tetor.

Festivali i tjetër i ngjashëm me Coachellen, ai i muzikës Country Stagecoach që ishte planifikuar të mbahet në 23 – 25 Prill të vitit 2021, është shtyrë sërish për shkak të pandemisë.

Një vit më parë të pranishëm në Coachellën e 2020 ishin Travis Scott, këngëtari Frank Ocean etj.

Të gjithë ata që kishin blerë biletat për edicionin e 2020 sipas organizatorëve nuk duhet të blejnë një tjetër pasi do të jenë të vlefshme edhe për Coachella 2021. /tvklan.al