Allegri kandidati kryesor për Inter

Pas barazimit me Atalantan është vënë në diskutim pozicioni i trajnerit të Interit. Sipas kontratës Antonio Conte është i blinduar me 12 milionë euro në sezon deri në 2022, por gjithçka mund të ndodhë në fund të këtij kampionati, atëherë kur tekniku dhe drejtuesit e Inter do të ulen për të bërë llogaritë. Conte duhet të justifikojë vendin e tre të në renditje dhe skuadra e tij të bëjë maksimumin në Europa League.

Sipas asaj që raporton Gazzetta Dello Sport, Massimiliano Allegri është kandidati kryesor për pankinën e Inter nëse Conte do të largohet. Për momentin nuk ka diskutime mbi këtë çështje, por ajo që vuri në dyshim qëndrimin e trajnerit aktual të Inter ishin fjalët e tij pas ndeshjes me Atalantan

“Të gjithëve u pëlqen të fitojnë, por duhet kuptuar se sa afër ose larg objektivit je”, tha tekniku dhe kjo u interpretua si njoftim se përballja mes tij dhe drejtuesve në fund të sezonit do të jetë e fortë.

Tv Klan