Prodhuesi i birrës Corona, ‘

Constellation Brands’ 

do të  japë 4 bilionë Dollarë për prodhuesin kryesor të kanabisit më Kanada ,

Canopy Growth,

në një marrëveshje që synon investimin më të madh në industri deri më tani.

Vitin e kaluar,

Constellation

i dha 200 milionë Dollarë

Canopy-t

në një marrëveshje për të prodhuar një pije joalkoolike të bazuar në kanabis.

Sipas BBC, kompania e alkoolit dëshiron të përfitojë nga legalizimi në rritje i drogës.

Të dy kompanitë thanë se investimi do të lejonte

Canopy-n

që të zgjeronte fushën e saj të biznesit “në gati 30 vende që ndjekin një program kanabisi mjekësor të legalizuar”.

Canopy

, e cila ka gjurmët më të mëdha të prodhimit të kanabisit në botë, aktualisht prodhon vajra me bazë kanabis si edhe produktet të tjera.

Me investiminin e parave nga

Constellation,

Canopy

ka në plan të zgjerojë paketën e vet të produkteve ku përfshihen çokollata me kanabis, pompa astme dhe artikuj të tjerë.

Gjithashtu, ajo dëshiron të zhvillojë ilaçe të bazuara në kanabinoide që ofrojnë një alternativë më të sigurt për trajtimin e dhimbjes, ankthit, pagjumësisë dhe irritimin e lëkurës.

Constellation

, e cila prodhon dhe tregton birrë, verë dhe pije alkoolike në SHBA, Kanada, Meksikë, Zelandë të Re dhe Itali, tha se qeveritë në mbarë botën kishin sinjalizuar tashmë një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimet ndaj kanabisit dhe produkteve të bazuara në kanabis.

Në Qershor, qeveria kanadeze miratoi një ligj që do të legalizonte në mënyrë efektive tregun e kanabisit në vend. Projektligji është caktuar të rishikohet në Tetor./tvklan.al