“Përfitojnë 900 ndërmarrje të tilla”

900 sipërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme të goditura nga pandemia në Shqipëri do të ndihmohen nga projekti i i CoSolve-19, një instrument mbështetës që kombinon këshillimin me grante.

“Është projekti më i ri i financuar nga qeveria gjermane dhe implementohet nga GIZ në partneritet me tre ministri, atë të Bujqësisë, Turizmit dhe Ekonomisë. Bizneset mbështeten në tre linja, këshillimi me një plan të dedikuar sipas nevojave te biznesit,  më pas do të jepet informacion se ku mund të aplikohet për financim dhe për ato biznese që nuk marrin financim nga skema te donatorëve të tjerë do ketë edhe grante”. 

Kjo iniciativë që zbatohet nga GIZ, vjen në kuadër të bashkëpunimit të qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane.

“CoSolve mbështet dy sektorët me kryesore atë të Turizmit dhe Bujqësisë por ka edhe një dritare të hapur për të gjitha bizneset e tjera. Synohet që bizneset te rimëkëmben duke përshtatur aktivitetet e tyre në këtë normalitet të ri”.

Nga ky projekt do të përfitojë çdo sipërmarrje individuale me xhiro vjetore nën 14 mln Lekë, apo edhe fermer i regjistruar me NIPT.

“Ky instrument nuk mbështet start up por bizneset ekzistuese, ato që kanw kryer aktivitet para fillimit të pandemisë. Aplikimi në këtë projekt bëhet përmes website www.cosolve.al. Është aplikim online. Aplikimi për bizneset e vogla ka vetëm dokumentin e NIPT-it të regjistrimit, dëshminë e penalitetit dhe atë të deklarimit të fitimit. Fermerët e vegjël aplikojnë vetëm përmes NIPTit dhe dëshmisë së penalitetit”.

210 sipërmarrës aplikues do përzgjidhen për përkrahje të menjëhershme, me thirrjen e pare ndërsa deri në fund të vitit 2022, CoSolve-19 do të mbështesë 900 ndërmarrje të tilla. Thirrja e aplikimit është e hapur deri në 31 Mars.

Tv Klan