Covid-19 pasoja edhe në shëndetin mendor




Covid-19 pasoja edhe në shëndetin mendor

14:50 28/01/2022

Arjana Rreli: Qytetarët duhet të bëjnë kujdes edhe gjatë periudhës post-Covid

Covid-19 lë pasoja në shëndetin mendor, sipas specialistëve kjo ndodh edhe pas fazës së kalimit të virusit. Psikiatrja Arjana Rreli shprehet se disa persona si ata analitikë apo shumë të ndjeshëm, e përjetojnë më keq.

“Pas rezultimit negativ, ky person nëse bën probleme të shëndetit mendor, është më tepër mbi bazën e peersonalitetit pararendës. Tipat që janë meraklinj, analitikë, që gjendjen e tyre e kanë përcaktuar si një dramë shumë të madhe të shëndetit, vazhdojnë ta bartin ankthi, edhe pas marrjes së përgjigjes negative”.

Rreli nënvizon se nuk kanë munguar edhe rastet sporadike kur pacientët e prekur nga koronavirusi, kanë menduar edhe vetëvrasjen.

“Pacientët që kanë ardhur më shumë me shenja ankthi e paniku. Nuk mungojnë edhe të personave  që tregojnë se kanë përjetuar një tmerr të vërtetë. Ishte gati-gati një mendim unë duhej t’i jepja fund vetes. Këto kanë qenë raste shumë të rralla krahasimisht me ato që për fat janë problemet minore të vuajtura aktualisht, si problemet e ankthit, pagjumësia, luhatja e humorit”.

Specialistët rekomandojnë se personat që janë në fazën e rikuperimit pas negativizimit duhet të tregohen të kujdesshëm për çdo simptomë post-Covid.

Klan News













Të ngjashme