Urgjencë shëndetësore, por edhe emergjencë ekonomike. Pandemia e Covid-19 ka paralizuar botën mes të cilës dhe futbollin. Që prej mbylljes së stadiumeve, klubet kanë nisur të gjejnë mënyra alternative për t’ia dalë në mënyrë që të mos shpërbehen. Dikush ka menduar që të shkurtojë pagat e lojtarëve dhe stafit, teksa shumë të tjerë kanë kërkuar ndihmën e qeverisë për të zbutur humbjet.

Por, ka nga ata që i kanë vënë drynin duke shpallur falimentin. Rasti konkret vjen nga Peruja e largët dhe bëhet fjalë për klubin e divizionit të dytë në vend, Deportivo Coopsol.

Në mënyrë të befasishme, presidenti i klubit, Freddy Ames ka njoftuar stafin dhe lojtarët që të mos presin në bankomatet e bankës, pasi nuk ka buxhet për t’i paguar dhe që prej ditës së sotme mund të shikojnë tregun për të gjetur një punë të re.

Çuditërisht vendimi i numrit 1 të klubit është respektuar nga të gjithë, më në krye trajnerin, Francisco Melgar. Ky i fundit u shprehur se Coopsol është një klub serioz dhe se në momentin që kampionati do të rifillojë do i punësojë menjëherë. Klubi i themeluar në vitin 1964 po kalonte një formë fantastike deri në momentin kur kampionati u pezullua. Ata ndodheshin në vendin e mesin e tabelës me 39 pikë, 5 më pak se kryesuesit e Klenkjano.

Klan Plus