Ashtu sikurse kishin paralajmëruar, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe producenti Cricket kanë publikuar projektin e ri muzikor.

Bashkëpunimi i tyre mban titullin “Një herë në jetë” dhe është shoqëruar gjithashtu edhe me një videoklip, ku Dafina shfaqet mjaft atraktive.

Për tekstin dhe melodinë e këngës është kujdesur Endrit Mumajesi ose i njohur ndryshe si Muma, ndërsa muzika është realizuar nga vet Cricket./tvklan.al