Dakord Duka dhe Reja

Dakord Duka dhe Reja

17:42 10/12/2019

Mbetet vetëm firma për t’u hedhur në letër, pasi Armand Duka dhe Edy Reja kanë rënë dakord për vazhdimësinë. Dakordësia ka qënë për gjithçka. Edhe pjesa e së ardhmes së stafit italian të trajnerit dhe siguria financiare për ta duket se janë zgjidhur në dakordësi.

Nuk pritet të ketë një ceremoni për rinovimin. Dita e hënë e teknikut ka kaluar thuajse e gjitha me trajnerët e kombëtareve të moshave, për të ndërtuar me ta strategjinë e ndërtimit të ekipeve zinxhir që do të furnizojnë me lojtarë kombëtaren e parë.

Edi Reja ka qënë i qartë dhe i qetë për atë çka kërkuar nga trajnerët e tjerë. Duhet krijuar besim tek lojtarët e ekipeve të moshave dhe duhet kërkuar më shumë prej tyre për të marrë rezultate në ndeshjet ndërkombëtare.

Kështu nëse përfaqësuesja e 21-vjecarëve e ka të vështirë të ndërtojë strategji konkrete për shkak se furnizon ekipin A, më shumë detyra u janë venë trajnerëve Nevil Dede të 19-vjecarëve dhe Elvin Beqiri të përfaqësueses U-17.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi