Dakota Johnson: Kam luftuar me depresion që kur isha 15 vjeç



Dakota Johnson: Kam luftuar me depresion që kur isha 15 vjeç

07:30 27/05/2020

Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja Dakota Johnson tregoi detaje të pathëna më parë në lidhje me shëndetin e saj mendor.

Unë kam mësuar ta shikoj depresionin si të bukur. Si dikush që jeton me depresion, ankth dhe traumë, unë nuk mendoj se mund ta shpjegoj si duhet ndjesinë”.

Dakota shprehet se që në adoleshencë, ajo është përballur me probleme të shëndetit mendor dhe më një vlerësim të ulët për veten.

Unë kam luftuar me depresion që kur isha 15 ose 14 vjeç. Unë mendoj se kam shumë komplekse me veten time”.

Më tej, aktorja shprehet se situata e pandemisë ka ndikuar në gjendjen e saj mendore.

Unë po mendoj vazhdimisht për gjendjen e botës tani, çdo ditë. Truri im lëviz me një milion milje në minutë. Mua më duhet të punoj shumë për të qetësuar mendimet dhe emocionet. Terapia më ndihmon shumë”.

Më tej, Johnson shprehet se lufta me shëndetin mendor nuk është e bukur, por as e shëmtuar.

Pavarësisht rrthanave, forca dhe mbështetja që ka patur i kanë dhënë kurajo për të luftuar problemet me shëndetin mendor./tvklan.al



Të ngjashme