Shkrumbohen 25 km katror me pyje

Dëbora e parë e këtij viti ndihmoi në shuarjen e plotë të zjarreve në afërsi të qytezës së Boullderit në Kolorado.

Banorët u rikthyen për të parë rrënojat e shtëpive të tyre të shkrumbuara plotësisht nga zjarri që përpiu një sipërfaqe prej gati 25 kilometrash katrorë në qarkun që ndodhet në veri të Denverit.

Ata thonë se gjithçka kanë ngritur prej dekadash, tashmë u ishte shkrumbuar. Megjithatë, guvernatori i Kolorados Xherd Polis e konsideroi “Mrekulli Krishtlindjesh” faktin që nuk u shënua asnjë viktimë. Kjo u arrit falë edhe ndërhyrjes në kohë të ekipeve të emergjencës që evakuuan më shumë se 30 mijë banorë të rrezikuar nga zjarret.

Flakët shpërthyen në pyjet që rrethojnë Boullderin dhe përhapën me shpejtësi nga erërat e fuqishme me shpejtësi maksimale 170 km/orë. Mendohet që flakët të kenë shkrumbuar 1 mijë ndërtesa. Ngrohja globale ka ndikuar që dimri i këtij viti të jetë i thatë në këtë zonë, duke i hapur rrugën zjarreve të pazakonta për këtë periudhë.

Tv Klan