Dy “botë” të medias sociale u përplasën dhe ambienti po bëhet gjithnjë e më i nxehtë.

Dy vite pas ndarjes së zhurmshme me Alexis Ren, influencuesi i rrjeteve sociale Jay Alvarrez ka tashmë një dashuri të re në jetën e tij. Ajo është italiania Valentina Fradegrada.

Jay Alvarrez, i cili ka mbi 6 milionë ndjekës në Instagram dhe Valentina Fradegrada me mbi 1.7 milionë ndjekës, janë paraqitur në profilet e njëri-tjetrit që prej muajit Mars.

Por postimi i fundit i Alvarrez, ku shfaqet teksa qëndron pas Valentinës së zhveshur duke i mbuluar pjesët intime me duart e tij, ka shkaktuar bujë në rrjet. Në pak kohë, fotoja është pëlqyer nga më shumë se 600 mijë persona, me komente që variojnë nga vlerësimet deri tek tronditja dhe mospranimi.

Megjithatë, asgjë nga Jay dhe Valentina nuk përbën surprizë. Italiania ka bërë bujë në rrjetet sociale duke veshur bikinit mbrapsht dhe duke publikuar foto tepër joshëse për ndjekësit e saj. /tvklan.al