Zhvillojnë miqësoren e parë me Spal e Parma

Etrit Berisha dhe Kastriot Dermaku debutuan në miqësoret e skuadrave të tyre. Berisha mbrojti portën e Spal në pjesën më ta madhe të sfidës me FeralpiSalo që përfundoi me rezultatin 4 – 1. Portieri i Kombëtares, i cili u transferua te skuadra nga Ferrara gjatë verës shmangu disa gola veçanërisht gjatë pjesës së parë.

Një paraqitje e mirë edhe për Kastriot Dermaku, i cili po përgatitet me Parma për debutimin e tij në Serie A, pas përvojës në ligat e ulëta në Itali. Trajneri Roberto D’Aversa e aktivizoi qendërmbrojtësin për 90 minuta në miqësoren me Trabzonspor që përfundoi në barazim 2 – 2.

Kastriot Dermaku, futbollist i Parma: Natyrisht që duhet të përmirësohemi. U ndjeva mirë në krah të Bruno Alves. Zhvilluam një ndeshje të mirë, me ritmin e duhur. Kjo është e rëndësishme para nisjes së kampionatit.

Serie A do të nisë sezonin e ri më 24 Gusht ku edhe këtë kampionat do të ketë shumë lojtarë shqiptarë.

Tv Klan