Indrit Bajraktari refuzon të flasë për momentet kur e mitura humbi jetën

17-vjeçarja Enisa Doda është mbytur në det pasi është rrëzuar nga motori i ujit në Velipojë, dy ditë më parë. Ky është rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore, e cila ka dalë në përfundimin se shkaku i vdekjes ka ardhur nga bllokimi i frymëmarrjes.

Sipas ekspertëve, shenjat e nxira në trup janë si pasojë e bllokimit të frymëmarrjes dhe jo nga dhuna, siç dyshoi fillimisht policia.

Ndërkohë Indrit Bajraktari është marrë sërish në pyetje nga policia, por ai ka thënë se do të flasë në gjyq, duke mos treguar se si ra nga motori i ujit Enisa Doda.

17-vjeçarja u gjet rreth 800 m larg begut të detit nga peshkatarët pa shenja jete. Ajo kishte dalë për xhiro në det me Indrit Bajraktarin, i cili dyshohet se nuk i dha ndihme dhe ka dalë me not në breg.

Pronarët e motorit të ujit nuk e kanë lejuar të largohet, pasi fillimisht 25-vjeçari tha se vajzën e mori xhaxhai, ndërkohë në polici u shpreh se ajo u mbyt pasi ra në det.

Mbetet ende mister se si ra e mitura në ujë, ndërkohë që ai kur u nis kishte jelek shpëtimi, ndërsa u gjet nga peshkatarët pa këtë jelek. Familja e Enisa Dodës e njihte Indrit Bajraktarin, i cili rezulton se është i martuar në Angli.

Tv Klan