Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Nuk e kam tradhtuar Berishën por do ta bind atë të përfshihet në të gjitha nivelet e procesit antikorrupsion. Demokristiani Bushati i pari opozitar që ka shkelur dje në zyrën e Kryeministrit Ilir Meta ka theksuar sot se opozita duhet të përfaqësohet në komisionet e ekspertëve dhe të monitorimit. Në këtë mënyrë prokuroria s’mund të fsheh emrat e ministrave apo të deputetëve të dyshuar për korrupsion.

Zef Bushati, kryetari i PDK:- “Unë do tja jap argumentat e mija dhe Berishës dhe normalisht Berisha ka të drejtën e frikës se mos ndoshta Qeveria do ta manipulojë opozitën edhe kjo e bën atë që të jetë më i tërhequr. Megjithatë unë kam mendimin se e rëndësishme është të mos përjashtosh, e rëndësishmë është të marrësh pjesë. Edhe në qoftë se ti konstaton që ata po përpiqen që të trajtojnë si fasade apo përpiqen që të manipulojnë opozitën atëherë përsëri je i lirë je i hapur për të mbajtur qëndrimet e tjera”.

Pas vizitës së Bushatit në kryemonistri, do të jetë kryeministri Ilir Meta, që nesër do shkojë në seline e demokristianëve. Sipas Bushatit, Meta ka ftuar në takime të veçanta në zyrën e tij Berishën, Laçon dhe drejtues të tjerë të opozitës për të diskutuar rreth planit antikorrupsion./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame