Prej disa vitesh para se të vegjlit të nisin shkollën duhet të kryejnë një vizitë tek mjeku okulist për të kontrolluar shëndetin e syve. Sipas specialistëve gjatë këtyre vizitave mesatarisht 1 në 5 fëmijë rezulton me probleme në shikim.

 “Rreth 40-50% e kalamajve vijnë paraqesin probleme me pamjen që prindërit nuk e kanë kuptuar, një 10% e tyre kanë dyshuar, por nuk i kanë sjellë, kanë menduar që do i kalojë. Por kujdesi më i madh i fëmijëve ka qenë edhe me pajisjet dixhitale sepse fëmijët nuk i dëgjojnë dhe më thonë mua, doktoreshë thuaji që mos të rrinë në kompjuter dhe në telefon”, është shprehur mjekja okuliste Nora Burda.

Pajisjet teknologjike vitet e fundit janë kthyer në armik të shëndetit të syve, mjekja okuliste Nora Burda tregon grupmoshat që duhet të rrinë larg këtyre pajisjeve.

“Fëmijët deri në moshën 3 vjeç nuk lejohen fare që të ekspozohen në pajisje elektronike. Ata të moshës 5-6 vjeç i lejohet një 20 minutsh në ditë”, ka thënë okulistja.

Dëmtimet në shikim janë të riparueshme sipas mjekëve nëse evidentohen në kohë

Prej disa muajsh ka nisur programi për kujdesin e shikimit për fëmijët nga grupmosha e të porsalindurve deri në 14 vjeç për kontrollet periodike falas.

Klan News