Dënohen dy shqiptarë që organizonin rrëmbime të rreme



Dënohen dy shqiptarë që organizonin rrëmbime të rreme

21:44 30/03/2021

Akuzohen për rastet e mashtrimit ndaj dy biznesmenëve italianë

Prokuroria e Romës ka zbardhur skemat fiktive të 2 shqiptarëve dhe 1 italiani, të cilët kishin gjetur një mënyrë të veçantë për të përfituar para përmes rrëmbimit të disa biznesmenëve italianë.

Shqiptarët Fredi Frrokaj dhe Olsi Mitraj të moshave 42 dhe 41 vjeç, si dhe italiani Alberto Xanini do të qëndrojnë në burg deri në dhënien e dënimeve nga gjykata.

Ata akuzohen se kanë organizuar rrëmbime të rreme të të paktën 2 biznesmenëve italianë në 2016-n. Ata shtireshin sikur ishin pjesëtarë të grupeve xhihadiste të Shtetit Islamik. Rrëmbimet kryheshin me dakordësinë edhe të vetë biznesmenëve, të cilët shpresonin që të përfitonin para pasi shteti italian të paguante për lirimin e tyre.

Por në fakt njëri prej tyre Alesandro Sandrini, një biznesmen nga Breshia për të cilin ishte organizuar një rrëmbim fiktiv në Turqi në Tetor të 2016 përfundoi në kampet e xhihadistëve në Siri. Grupi që ai vetë kishte kontaktuar për të kryer rrëmbimin fiktiv e kishte braktisur. Biznesmeni u lirua gjatë operacioneve të militantëve pro-perëndimorë në 2019-n.

Tv Klan







Të ngjashme