Sipas një hulumtimi të kryer së fundmi, depresioni ose ankthi në adoleshencë shoqërohet me një rrezik më të madh për të pësuar një sulm në zemër në moshën e mesme.

Ekspertët shprehen se mirëqenia mendore është në rënie tek të rinjtë dhe depresioni në adoleshencë rrit me 20% rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare në moshën e rritur.

Studimi zbuloi se një çrregullim mendor në adoleshencë shoqërohet me rrezikun e infarktit të miokardit në vitet e mëvonshme.

Autori i studimit, Cecilia Bergh u shpreh: Aktiviteti fizik në adoleshencë mund të ndihmojë në mbrojtjen nga sëmundjet e mëvonshme të zemrës. Ushtrimet gjithashtu mund të lehtësojë disa nga pasojat negative të stresit.

Sipas studimit, kjo është e rëndësishme për të gjithë adoleshentët, por veçanërisht për ata të cilët përballen me stres dhe depresion./tvklan.al