Tri komisione të Kuvendit të Kosovës kanë vizituar Luginën e Preshevës dhe kanë takuar përfaqësuesit politik të shqiptarëve nga Medvegja, Bujanoci e Presheva.

Deputetet nga Prishtina kanë premtuar ndihmë në arsim, administratë publike, qeverisje lokale dhe në kujdesin për ta. Gazetarët shqiptarë të këtushëm i ka interesuar çfarë konkretisht dhe a do të bëhet bashkimi me Kosovën.

Përfaqësuesit shqiptarë që i kanë pritur në Këshillin Kombëtarë të Shqiptarëve dhe në Komunën e Bujanocit kanë falenderuar delegacionin dhe kanë kërkuar që Kosova, por edhe Shqipëria të mos i harrojnë.

Ndihmat kanë qenë të vogla dhe pak të mundshme deri më tani. Së fundmi qeveria shqiptare ka premtuar mbështetje. Deputetët e Kosovës që arritën këtu u kanë premtuar se kërkesat e tyre do t’i delegojnë në Kuvend dhe do të lobojnë në qeveri që të bëhen të aprovuara zyrtarisht.

Tv Klan