Dështon rrëmbimi i guvernatores



Dështon rrëmbimi i guvernatores

23:57 09/10/2020

FBI: 6 persona do ta vrisnin kryetaren e shtetit të Michiganit

Marrja e masave të reja si pasojë e rritjes së rasteve me COVID në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’i kushtonte jetën gurvenatores së Miçiganit.

6 persona kishin muaj që përgatinisnin komplotin për të rrëmbyer dhe më pas vrarë gurvenatoren demokrate Gretchen Whitmer. Kjo e fundit në padinë e dorzuar në gjykatë shpjegon se që nga muaji gusht, por edhe gjatë shtatorit ajo merrte telefonata kërcënuese për t’i dhënë fund masave në lidhje me Covid-19.

Katër nga gjashtë personat kishin planifikuar që të vendosnin eksplozivë në makinën e saj. Në padinë thuhej se plani përfshinte edhe shtëpinë e saj të pushimit në veri të Miçiganit. Sipas asaj që raporton FBI njëri prej të dyshuarëve është shprehur në polici se Ëhitmer ka fituar një pushtet i cili tanimë është bërë i pakontrollueshëm.

Nga ana tjetër guvernatorja demokrate ka fajësuar presidentin Donald Trump, duke u shprehur se ai nuk i dënoi racistët e bardhë në debatin e javës së kaluar me rivalin demokrat Joe Biden, por tha vetëm se të tilla grupe të ekstremit të djathtë duhet të përmbahen që të mos shkaktojnë trazira.

Të gjashtë personat u arrestuan dhe secili përballet me burgim të përjetshëm. Autoret janë identifikuar me emrat, Adam Fox, Ty Garbin, Kaleb Franks, Daniel Harris, Brandon Caserta dhe Barry Croft.

Sipas FBI-së të gjashtë te akuzuarit  kishin rënë dakord të përfshinin edhe njerëz të tjerë rreth kauzës së tyre dhe të ndërmerrnin veprime të dhunshme kundër shumë qeverive të tjera të shteteve amerikane që ata besojnë se po shkelin kushtetutën. Gretchen Whitmer është vlerësuar, por edhe kritikuar lidhur me menaxhimin e situatës ndaj Covid 19. Ajo vuri kufizime të mëdha për lëvizjet e njerzve në të gjithë shtetin.

Klan Plus





Të ngjashme