Detaje të reja nga vrasja e 50-vjeçares



Detaje të reja nga vrasja e 50-vjeçares

12:26 08/01/2020

Nipi dhe shokët e tij vodhën edhe një banesë tjetër

Mësohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Gjerbës të Mallakastres ku një 50-vjeçare u vra nga nipi i bashkëshortit dhe dy shoket e tij pas tentativës për të grabitur shtëpinë e saj.

Drita Saliaj duket se ka njohur 16-vjeçarin i cili kishte hyrë për të grabitur me shokët e tij mbrëmjen e 5 Janarit.

Sipas dëshmisë që të miturit kanë dhënë në polici, gruaja bëri rezistencë dhe ata e lidhen dhe për të humbur gjurmët e hodhën në rezervuarin e fshatit.

Trupi i viktimës u nxorr nga polumbarët e forcave RENEA.

Mëngjesin e sotëm u zbulua se ishte vjedhur edhe banesa e vëllait tjetër të bashkëshortit të viktimës.

Ai jetonte në Greqi dhe sot u kthye për ceremoninë e varrimit, kur konstatoi vjedhjen në banesën e tij.

Edhe Drita Saliaj jetonte e vetme pasi bashkëshorti dhe dy djemtë janë emigrantë në Greqi.

Tv Klan







Të ngjashme