Zbulohen detaje tronditëse nga bashkëjetesa e moderators së famshme amerikane Wendy Williams me 47 vjeçarin Kevin Hunter. Disa javë pas divorcit zbulohet se përveçse e tradhtonte e madje kishte fëmijë me një grua tjetër, regjisori e kishte helmuar 54 vjeçaren. Mediat shkruajnë se ka qenë një telefonatë anonime në policinë e New Yersy që kishte raportuar këtë fakt.

Kevin kishte bërë rezistencë për të mos lejuar policinë të hynte në banesë, ndërsa Williams ishte gjetur e shtirë në krevat në gjendje të rëndë. Moderatorja kishte mohuar çdo gjë në përpjekje për të ruajtur martesën e saj.

Klan Plus